Hakim Ziyech mund të largohet në janar, por jo në formë huazimi.
“Telegraph” tregon përgjigjen e Chelsea ndaj dëshirës së sulmuesit maroken për të luajtur dhe kërkuesve të tij. Chelsea i ka dhënë dritën jeshile marokenit për t’u larguar por i bënë me dije klubeve të tjera se ai do të largohet vetëm me transferim të plotë dhe jo në formë huazimi apo me të drejtë blerje në fund të sezonit.
Barcelona dhe Dortumund tashmë e kanë të qartë se kartoni i anësorit është vetëm në shitje dhe jo me ndonjë formulë tjetër.
Ziyech u transferua në Stamford Bridge në vitin 2020 për rreth 40 milionë euro plus bonuse./h.ll/albeu.com