Real Madridi nuk arriti ta siguronte Olisen, Mbappe shpjegon pse nuk u përfshi në tentativa

Kylian Mbappe ka treguar se nuk ka bërë asnjë përpjekje për ta bindur bashkatdhetarin e tij Michael Olise që të kalonte te Real Madridi, duke nënvizuar se një veprim i tillë do të ishte i padrejtë ndaj Bayern Munichut.

Të lidhura

None found

Ylli francez u pyet në lidhje me interesimin e “Los Blancos” për Olisen, por ai sqaroi se nuk do të këshillonte kurrë një lojtar të largohej nga skuadra e tij aktuale, sidomos kur bëhet fjalë për një institucion si Bayern Munich.

“Kam parë raportimet për Olisen dhe Real Madridin, por mendoj se do të ishte mungesë respekti të ndërhyja duke i thënë një futbollisti të largohej. Kjo nuk do të ishte e drejtë ndaj Bayernit,” u shpreh Mbappe.

Ai shtoi më tej se Bayerni përfaqëson një klub të madh ku Michael mund të arrijë objektiva të rëndësishme. “Natyrisht, çdo ekip në botë do të donte ta kishte Michael Olisen në radhët e veta. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm,” theksoi sulmuesi i Real Madridit.

Ndërkohë, raportohet se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, kishte bërë përpjekje intensive gjatë verës për ta transferuar Olisen, pasi e kishte vlerësuar si një nga “Galaktikët” e ardhshëm të klubit. Megjithatë, Bayern Munich refuzoi kategorikisht ta linte francezin të largohej.

Si pasojë e këtij refuzimi, gjiganti madrilen u detyrua të shpenzonte 125 milionë euro për të siguruar shërbimet e Yan Diomandes.


sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetCasibominterbahisjojobetjojobetizmir escortCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetbetparkbetparkMadridbetMadridbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetholiganbetzbahisroketbet