Tifozët irlandezë në revoltë: Thirrje futbollistëve për bojkot të ndeshjes kundër Izraelit

Ndërkohë që afrohen dy përballjet e Ligës së Kombeve mes Irlandës dhe Izraelit, klima është acaruar nga demonstratat në Dublin, thirrjet për refuzim të lojës dhe replika të forta nga të dy palët.

Të lidhura

None found

Dueli i dyfishtë do të zhvillohet të dielën dhe më 4 tetor në terrene asnjanëse, pasi Federata Irlandeze e Futbollit i kishte drejtuar UEFA-s kërkesën për pezullimin e Federatës Izraelite për shkak të gjenocidit në Gaza. UEFA e refuzoi kërkesën dhe pala irlandeze vendosi të zbresë në fushë gjithsesi.

Try snia ndaj kombëtares së Irlandës është shtuar në prag të sfidës së parë që do të mbahet në Hungari.

Një grup protestuesish dhe mbështetësish u grumbulluan të hënën në darkë para hotelit ku qëndronte skuadra në Dublin, duke u bërë apel futbollistëve të tyre që të mos e zhvillonin takimin.

Paralelisht, mbi 160 sportistë irlandezë firmosën letrën e hapur të Grupit Irlandez të Sportit për Palestinën, duke i kërkuar Federatës të rimendojë vendimin për të luajtur. “Tani keni rastin të veproni siç duhet,” shkruhej në letër.

Trajneri i Irlandës, Heimir Hallgrimsson, deklaroi pas shpalljes së ekipit se askush në grup nuk ndihet i qetë për këto ndeshje, por se ekipi do të qëndrojë i kompakt pasi vendimi për të luajtur ishte marrë tashmë.

“Ne nuk luajmë me gjenocidin, por kundër tij. Ne luajmë kundër Izraelit, jo me Izraelin,” u shpreh tekniku i përfaqësueses irlandeze.

Federata izraelite iu kundërpërgjigj të hënën nëpërmjet një postimi në platformat sociale.

“Mjerisht, ende nuk është shpikur shërimi për marrëzinë, padijen dhe hipokrizinë që demonstroi Hallgrimsson. Ne nuk luajmë me injorancën, hipokrizinë dhe budallallëkun, por kundër një trajneri që i personifikon ato,” thuhej në reagimin izraelit.

Federata Irlandeze mbrojti qëndrimin e saj duke argumentuar se një bojkot do të rrezikonte mundësitë e Irlandës për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian 2028, që organizohet bashkërisht me Britaninë, si dhe do të sillte “pasoja të mëdha dhe të zgjatura”.


sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetCasibominterbahisjojobetholiganbetizmir escortCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetbetparkbetparkMadridbetMadridbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetholiganbetzbahisroketbet