Barcelona e ka të pamundur të “ngrejë kokë”, Ansu Fati dëmtohet sërish

Talenti i madh i Barcelonës, Ansu Fati është dëmtuar sërish në ndeshjen kundër Celta Vigos, ku “10” i katalanasve ishte autori i një goli.

Fati pati një tërheqje muskulare pas vrapimit që bëri dhe nuk ishte në gjendje ta vazhdonte ndeshjen, pak minuta pa përfunduar pjesa e pare. Në vendin e tij u inkuadrua Philipe Coutinho.

Kujtojmë që edhe pse “blaugranat” e mbyllën pjesën e parë në avatazhin e trefishtë, Barcelona mori vetëm një pikë. /albeu.com


Shtuar 6.11.2021 19:37