Arsenali, kampion i Ligës Premier, thuhet se ka ndërmarrë kontakte të para dhe të papritura me përfaqësuesit e yllit të Newcastle United, Bruno Guimaraes, ndërsa po mendon një përforcim të rëndësishëm në mesfushë gjatë verës.
Sipas Daily Mail, klubi londinez e ka rritur dukshëm angazhimin e tij në merkato, duke vendosur komunikim të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e Guimaraes.
Të lidhura
None found
Stafi i rekrutimit nën drejtimin e Mikel Artetës po vëzhgon me kujdes tregun për brazilianin 28-vjeçar, çka po e shtyn Newcastle të bëhet gati për një ofertë zyrtare.
Guimaraes është përcaktuar nga Arsenali si një prej objektivave kryesorë për këtë afat kalimtar, teksa ai ndodhet aktualisht i angazhuar me përfaqësuesen e Brazilit në Kupën e Botës.
Për këtë arsye, Newcastle po përgatitet për një lëvizje zyrtare nga londinezët.
Arteta synon ta rrisë nivelin e cilësisë në mesin e fushës me elementë të klasit botëror, duke kërkuar forcë, qetësi taktike dhe aftësi të larta në ruajtjen e topit përpara mbrojtjes së titullit në sezonin e ardhshëm.
Aktualisht, ndërmjetësues me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, që përfaqësojnë mesfushorin brazilian, janë duke shqyrtuar tregun për të vlerësuar mundësitë e një transferimi të madh.
Ndonëse te “Laraskat” Guimaraes shihet si një element thelbësor i projektit afatgjatë në ‘St James’ Park’, brenda klubit po rritet ndërgjegjësimi se ai po ndiqet nga klubet më të mëdha të futbollit anglez.
Megjithatë, ai nuk është i vetmi futbollist i njohur në planet e Artetës.
Arsenali po shqyrton edhe alternativa për repartin ofensiv, ku Morgan Rogers i Aston Villa ka dalë si një objektiv serioz për skuadrën londineze.
