Armando Broja i bën thirrje ekipeve që e duan, sulmuesi ka vetëm një kusht

Emri i Armando Broja është një nga ato emra që po qarkullon me muaj të tërë në merkaton e futbollit.

Performanca e mrekullueshme e tij në sezonin që kaloi, ka bërë që shumë ekipe nga çdo ligë e Evropës të lakojë emrin e tij në listën e dëshirave për merkato.

Klubi i fundit që ka treguar interes dhe klubi i vetëm që ka ofruar para për të është West Ham. Drejtuesit e West Ham kanë ofruar në drejtim të Chelsea për Brojën rreth 30 milionë paund.

Që Broja të aktivizohet si titullar te Chelsea është shumë e vështirë, edhe pse thuhet se Tuchel e ka thirrur sulmuesin shqiptar në miqësoret.

Gazetari i “Goal”, Nizaar Kisnella, ka zbuluar një kusht të vendosur nga ana e Armando Brojës për çdo ekip që tregon interes për të.

Kushti i vendosur dhe i bërë me dije nga sulmuesi i Shqipërisë, është se ai dëshiron të aktivizohet si titullar dhe jo të jetë një lojtar stoli./h.ll/albeu.com


Shtuar 23.06.2022 13:11