Allegri: Të fitojmë edhe me rotacion! Ju tregoj 5 favoritët në Champions

Massimiliano Allegri, trajneri i Juventusit, në prag të ndeshjes kundër Malmo në Torino, ka dalë para mediave për të folur në lidhje me këtë duel të Champions League dhe mes të tjerash ai veçoi edhe skuadrat favoritë.

“Do bëjmë rotacion, por duhet të fitojmë dhe ta mbyllim grupin në mënyrën më të mirë të mundshme. Kulusevski do të jetë gati nga e hëna e ardhshme. Dybala nuk ka nevojë të pushojë, është mirë dhe do të luajë. Ka nevojë të luajë, pasi ka qenë për shumë kohë jashtë. Sa i takon Bonuccit, ai po paraqitet mirë si i gjithë ekipi. Nesër mund të luajë”.

Është shumë e rëndësishme të fitosh, sepse kur fiton ndihesh më mirë, stërvitesh më i qetë, ndihesh më i qetë. Këtë punë e bëjmë për të fituar ndeshjet dhe ajo të jep kënaqësinë më të madhe, paqen mendore për vazhdimin e punës”.

“Favoritët? Liverpool, Bayern Munich, Manchester City, Real Madrid. Këto janë katër skuadrat favorite, plus PSG. Këto janë mbi nivelin e skuadrave të tjera”, përfundoi Allegri deklaratën e tij. /h.ll/albeu.com


Shtuar 7.12.2021 18:17