Aksident në Elbasan, makina përplaset me motorrin që drejtohej nga 20 vjeçari

Një  aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Librazhd- Prrenjas, automjeti me drejtues shtetasin L. N., 32 vjeç.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se mjeti është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin B. P., 20 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 07.12.2021, rreth orës 17: 10., në aksin rrugor Librazhd- Prrenjas, automjeti me drejtues shtetasin L. N., 32 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin B. P., 20 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 


Shtuar 7.12.2021 18:22