Formacionet zyrtare: Vllaznia në kërkim të përmbysjes së madhe ndaj AEL Limasolit (FOTO LAJM)

Duke filluar nga ora 21:00, Vllaznia do të zbresë në fushë përballë rivalëve qipriotë të AEL Limasolit për ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të Ligës së Konferencës.

Shkodranët pas humbjes 1-0 në sfidën e parë, kanë të gjitha mundësitë për të përmbysur rezultatin dhe pse do të jetë e vështirë. Vllaznia tregoi se është ekip me shpirtin e garës, duke përmbysur boshnjakët e Shirokit pas humbjes 3-1 në ndeshjen e parë.

FOMACIONET ZYRTARE:

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Bulatoviç, Krymi, Jonuzi, Kaleziç, Kruja, Hoxhaj, Latifi, Trajner: T.Brdariç

AEL Limasol: Vozinja, Santos, Teikseira, Ristevski, Mazan, Zdravkovski, Medojeviç, Sito Riera, Torres, Skepoviç, Euller, Trajner: D.Kerkez


Shtuar 29.07.2021 19:50