U “zhduk” pas humbjes së zgjedhjeve, rikthehet në Shqipëri ish-zëdhënësja e Bashës (FOTO LAJM)

Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, Lulzim Basha afroi pranë PD-së ish-missin Floriana Garo, e cila jetonte në Zvicër.

Fillimisht u tha se ajo do të kandidohej për deputete, ndërsa më pas u caktua thjesht si zëdhënëse e fushatës së PD-së.

Ajo dilte pothuajse përditë në TV dhe deklaronte se nuk do të largohej më nga Shqipëria.

Por menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve, të cilat PD nuk arriti dot t’i fitonte, ajo u largua nga vendi.

Floriana është kthyer vetëm ditët e fundit për pushime dhe me gjasë do të largohet sërish.


Shtuar 9.08.2021 15:41