Publikohet fotoja e dy bosëve shqiptarë të kokainës në Peru. Mediet e huaja kanë nxjerrë fotot e Franc Malo dhe Gentjan Meta, të njohur me pseudonimet “Barbas” dhe “Pelado”.
Ata kishin hyrë ilegalisht në Peru përmes Huaquillas, në kufi me Ekuadorin, në nëntor 2021 dhe ishin paraqitur si turistë.
Më pas ata nisën negociatat për transportimin e sasisë së madhe të drogës, e cila destinacion kishte Holandën.
Të dy ishin pjesë e kartelit të quajtur “Los Blancos” dhe mësohet se janë kapur nga kamerat e vëzhgimit Divinesp në Trujillo, gjatë operacionit Bitcoin.
Më herët ata ishin fotografuar ë hotelin luksoz QP Hotels Trujillo në El Golf.