Parashikimi i motit për ditën e martë

Përshëndetje nga SHMU!

Vendi do të përjetojë shkëputje të shkurtër nga ditët përvëluese të verës.

Reshjet gjatë mesditës së të hënës do të jenë të formës së shtrëngatave të shkurtra dhe në orët e pasdites do të ndërpriten në të gjithë vendin. Më tej do të vijojë moti me diell e temperatura në rritje si më poshtë vijon.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë e mesatare.

Prej ditës së mërkurë përgjatë bregdetit era do të fitojë forcë hera herës e vrullshme duke u pasuar nga shtim i dallgëzimit 4 deri 5 ballë në brigjet e Jonit.

Ju urojmë një javë të mbarë, veçanërisht ju që keni zgjedhur të pushoni me familjet tuaja!


Shtuar 19.07.2021 23:30

Tags: