Mbollën tokat me kanabis, policia vë në pranga dy kultivuesit në Elbasan, i treti në kërkim

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy nga autorët e kultivimit të kanabisit në fshatin Seltë, dhe ka shpallur në kërkim një të tretë.

Në fazën e parë të operacionit janë sekuestruar 160 bimë, ndërsa së fundmi 80.

Të lidhura

None found

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Finalizohet faza e dytë e operacionit policor antikanabis të koduar “Krasta”.

Identifikohen 3 autorë të kultivimit në fshatin Seltë, të 80 bimëve të tjera narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Kapen dhe arrestohen 2 prej tyre, vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër.

Në vijim të kontrolleve antikanabis, në të gjithë territorin e fshatit Seltë, njësia administrative Zavalinë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë gjetur të kultivuara në një pronë publike, 80 bimë të tjera të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u identifikuan 3 autorë të dyshuar të këtyre rasteve të kultivimit, konkretisht shtetasit A. D., 51 vjeç dhe S. D., 56 vjeç, të dy banues në fshatin Seltë, Elbasan, të cilët u kapën dhe u vunë në pranga, si dhe shtetasi E. M., 40 vjeç, banues në Krujë, i cili u shpall në kërkim. Vijon puna për kapjen e 40-vjeçarit.

Si rezultat i fazës së parë të operacionit “Krasta”, u asgjësuan nga territori i fshatit Seltë, 160 bimë narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Shtuar më 27.06.2023 11:59

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişpadişahbetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş