Policia ka vënë në pranga 4 shettas në Cërrik pasi dyshohen se janë autorë të grabitjes së 3 shkollave në këtë qytet.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës, si dhe kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, kanë bërë arrestimin e shtetasve:
Të lidhura
None found
Y. H., 17 vjeç, E. Xh., 16 vjeç, K. H., 14, vjeç dhe I. M., 17 vjeç, banues në fshatin Mollas, Cërrik.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur me thyerje, tri shkolla të ndryshme, në fshatrat Linas, Selvijas dhe Mollas, në Cërrik…”-njofton policia.
NJOFTIMI I POLICISË:
Cërrik
Zbardhen dhe dokumentohen 3 raste të vjedhjeve në disa shkolla në Cërrik.
Vihen në pranga 4 autorët e dyshuar.
Sekuestrohen sendet e vjedhura në ambientet e shkollave dhe sendet që përdornin autorët për të kryer vjedhjet.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës, si dhe kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, kanë bërë arrestimin e shtetasve:
Y. H., 17 vjeç, E. Xh., 16 vjeç, K. H., 14, vjeç dhe I. M., 17 vjeç, banues në fshatin Mollas, Cërrik.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur me thyerje, tri shkolla të ndryshme, në fshatrat Linas, Selvijas dhe Mollas, në Cërrik.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sënde/pajisje të ndryshme që janë vjedhur në ambientet e shkollave, si dhe disa sende që përdornin autorët për të kryer vjedhjet.
Materialet i kaluam Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi, mbajtja, shitja apo blerja pa leje e armëve të ftohta”.
/albeu.com/
