ZYRTARE/ Ky është zëvendësuesi i Oscas Tabarez tek Uruguai

Federata Uruguaiane e Futbollit ka zyrtarizuar trajnerin e ri të përfaqësueses së këtij vendi, i cili zëvendëson në këtë detyrë veteranin Oscar Tabarezin. I përzgjedhuri është Diego Alonso, ish-sulmues i Valencias dhe Atleticos së Madridit

Oscar Tabarez qëndroi në krye të përfaqësueses së Uruguait nga viti 2006 deri në 2011 dhe ka fituar Kupën e Amerikës në vitin 2011, ndërsa në 2010 u rendit i katërti në këtë kompeticion.

Diego Alonso e ka filluar karrierën e tij si trajner vitet e fundit duke drejtuar skuadra të ndryshme në Amerikën Qendrore si: Pachuca dhe Monterrey, skuadra me të cilat ka fituar 2 Champions League të CONCACAF. /albeu.com

 

??? El Comité Ejecutivo de la AUF designó a Diego Alonso como el nuevo Director Técnico de @Uruguay. pic.twitter.com/6qZ5ilFUPn

— Selección Uruguaya (@Uruguay) December 15, 2021


Shtuar 15.12.2021 09:11