Harry Kane është nderuar me Topin e Artë 2026 pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Bayern Munichun dhe Anglinë.
Trofeun prestigjioz, sulmuesi anglez e pranoi nga legjenda braziliane Ronaldo Nazário gjatë ceremonisë së futbollit botëror.
Të lidhura
None found
Kapiteni i Anglisë zhvilloi 65 ndeshje, realizoi 73 gola dhe dha tetë asistime, duke luajtur një rol vendimtar në sukseset e skuadrës bavareze.
Përveç statistikave mbresëlënëse, Kane fitoi edhe tri trofe me Bayern Munichun, duke e përmbyllur sezonin me çmimin më të rëndësishëm individual.
Në mesin e dhjetë finalistëve për Topin e Artë 2026 ishin gjithashtu Ousmane Dembélé, Erling Haaland, Rodri, Khvicha Kvaratskhelia, Lamine Yamal, Kylian Mbappé, Lionel Messi, Michael Olise dhe Fabián Ruiz.



