Harry Kane është vlerësuar si sulmuesi më i mirë i vitit pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Bayern Munichun dhe përfaqësuesen e Anglisë.
Gjatë këtij sezoni, kapiteni anglez luajti në 65 ndeshje, realizoi 73 gola dhe kontribuoi me tetë asistime.
Të lidhura
None found
Performanca e tij nuk u kufizua vetëm te finalizimi, pasi Kane krijoi 29 mundësi të mëdha shënimi dhe pati një mesatare prej 1.25 pasimesh kyçe për ndeshje.
Tri trofetë e fituar gjatë sezonit e plotësuan një vit të jashtëzakonshëm për anglezin, i cili u shpall sulmuesi më i mirë.
Çmimi iu dorëzua në Londër, ku po zhvillohet ceremonia e “Topit të Artë”, event në të cilin Kane konsiderohet njëri ndër kandidatët.




