Spektakël në “Air Albania”! Kush janë VIP-at që ndoqën nga afër ndeshjen Shqipëri-Çeki (FOTO&VIDEO)

Suksesi fantastik mbrëmjen e djeshme në stadiumin Air Albania, përballë Republikës Çeke solli gëzim dhe lot në çdo cep të botës ku flitet shqip.

Shqipëria ka treguar një nivel të jashtëzakonshëm nën drejtimin e trajnerit brazilian, teksa ka shpartalluar atë që shihej si një nga ekipet favorite për të shkuar në Europian. Kuqezinjtë kanë mposhtur me shifrat e pastra 3-0 Republikën Çeke në “Air Albania”. Jasir Asani ndezi tifozerinë shqiptare që në minutën e 9 të takimit. Ish-lojtari i Partizanit veproi njësoj si me Poloninë.

Shqipëria e rrit edhe më shumë ritmin në pjesën e dytë të takimit dhe kilometrat e vrapuara shpërblehen. Taulant Seferi shkund rrjetën dy herë (51’, 73’) dhe fikson shifrat në 3-0.

Në shkallët e stadiumit, krahë tifozëve të flaktë kanë qenë edhe emra të shumtë të ekranit shqiptarë, që mund ti ndiqni në fotot dhe videot e mëposhtme./albeu.com/


Shtuar 13.10.2023 11:25