“Kemi tifozët më të mirë në botë”, Jasir Asani: Duhet t’i bëjmë krenarë dhe të shkojmë në Evropian

Padyshim një nga momentet më “magjike”, të sfidës së të enjtes mbrëma ndaj Çekisë ishte dhe “perla” e shënuar nga “fantazisti”, Jasir Asani, i cili në minutën e 9’ të sfidës dënoi portierin Pavlenka, me një “sallake të hidhur” nga jashtë zone.

Pas ndeshjes, ai tha se janë të lumtur pasi kanë tifozët më të mirë në botë dhe duhet t’i bëjnë të lumtur duke shkuar në evropian.

Asani: Jam i lumtur edhe për golin, s’diskutohet. Mendoj se të dyja fitoret kanë qenë shumë të bukura sepse i kemi fituar ndaj dy kombëtareve shumë të forta, dhe nuk mund t’i ndash. Kemi tifozët më të mirë në botë dhe besoj se duhet t’i bëjmë të lumtur dhe krenarë e të shkojmë në evropian./albeu.com


Shtuar 13.10.2023 11:12