Shpati lidhet me modelen e njohur pas daljes nga BBV

Ish-banori i “Big Brother VIP”, Shpat Kërleshi, ,e la shtëpinë dy javë më parë, megjithatë vazhdon të jetë prezent në media, i ftuar në emisione e në intervista.

Këtë të diel ai ka qenë i ftuar në “E diell”, ku ka zbuluar se ka nisur një lidhje me një nga modelet e “She’s on Top”.

Bëhet fjalë për bukuroshen Klarisa Cena, e cila u vendos në një takim pak minutësh me Shpatin gjatë emisionit.

Shpati zbuloi se ai dhe Klarisa janë njohur në prapaskenë, kanë folur dhe mesa duket tani janë bashkë.

Madje kur Klarisën e kishin pyetur nëse do futej në Big Brother, ajo ishte përgjigjur: “S’më lë Shpati”.


Shtuar 26.03.2023 23:01