Dua Lipa një yll, thyen rekord historik me këngën e saj

“You want me, I want you, baby, My sugarboo, I’m levitating”, është refreni më i dëgjuar i verës jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë.

Bëhet fjalë për tekstin e këngës së Dua Lipës, së titulluar “Levitating”, që ka thyer rekord hitorik, duke u bërë artistja e parë femër e “Hot 100”, që qëndroi për 35 javë në listën e 10 këngëve më të dëgjuara.

Lajmin e ka dhënë faqja “The Chart”, dhe e ka ndarë në Instagram vetë artisja shqiptare, e cila shkruan: “ E pabesueshme! Mirënjohëse që e kam bërë këtë këngë me disa nga njerëzit e mi të të preferuar në planet, Clearence Coffe Jr., Sara Hudson, The Coz, por kjo këngë do të ishte një asgjë pa ju djema (fansat) Ju dua, faleminderit! 35 javë në top 10 këngët më të dëgjuara”./albeu.com

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)


Shtuar 7.09.2021 21:33