VLEN-i përqendron emrat për Qeverinë e re në Tetovë, në pritje të dorëzimit të martën

Të martën pritet që në Qeveri të dorëzohen emrat e përbërjes së re qeveritare. Sipas informacioneve të brendshme që dalin nga mbledhjet e Kryesisë së VLEN-it, pjesa dërrmuese e kandidatëve për poste ministrore janë nga Tetova, çka ka hapur dilema për ekuilibrin rajonal të përfaqësimit brenda koalicionit.

Burimet thonë se Sedat Sulejmani pritet të marrë drejtimin e Ministrisë së Kulturës, Jeton Shazivari të propozohet për ministër të Drejtësisë, ndërsa Agon Ferrati për ministër të Marrëdhënieve Ndëretnike. Që të tre vijnë nga Tetova.

Të lidhura

None found

Nga përbërja aktuale ministrore, Besar Durmishi do të mbetet në detyrën e ministrit të Ekonomisë dhe Punës. Edhe ai është nga Tetova, duke e forcuar edhe më shumë peshën e këtij qyteti në ekipin ministror të VLEN-it.

Në kabinetin qeveritar do të vijojnë të jenë edhe Muhamed Hoxha nga Saraji, në funksionin e ministrit të Ekologjisë, si dhe Bekim Sali nga Çairi, i cili do të vazhdojë si ministër për Eurointegrime dhe njëkohësisht si zëvendëskryeministër i parë.

Rikonstruimi pritet të përfshijë edhe lëvizje në nivelin e zëvendësministrave, ku disa funksione mund të hiqen ose të riorganizohen. Sipas burimeve, nëse kjo skemë mbetet e njëjtë, Zona Zgjedhore 5 do të mbetet pa asnjë përfaqësues në Qeveri, ndërsa edhe zonat 1 dhe 2 do të kenë dukshëm më pak përfaqësim nga sa është pritur.

Nëse emrat që po qarkullojnë marrin miratim në seancën e së martës, përbërja e re e Qeverisë pritet të nxisë debat për përfaqësimin territorial në VLEN, mes kritikave se qytetet dhe rajonet e tjera shqiptare janë lënë në hije nga dominimi i kuadrove që vijnë nga Tetova.


Shtuar 28.06.2026 14:23

casibom güncel girişcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibom girişMeritkingcasibomcasibomMeritkingGrandpashabetCasibomgrandpashabetcasibombetpascasibomjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHoliganbet girişgrandpashabetgrandpashabet girişJojobetGrandpashabetgrandpashabetjojobetcasinomilyoncasinomilyonultrabetultrabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabetholiganbetBetpasgrandpashabet güncel giriş