Shtohen me mbi 50 për qind ndërhyrjet e Ndihmës së Shpejtë në Tetovë për shkak të vapës

Temperaturat e larta kanë sjellë rritje prej më shumë se 50 për qind të numrit të intervenimeve të Ndihmës së Shpejtë në Tetovë. Rastet që paraqiten më shpesh lidhen me persona që vuajnë nga sëmundje kronike të zemrës ose të traktit respirator, por ka edhe qytetarë që humbin vetëdijen gjatë lëvizjes në vapë, si dhe lëndime të shpeshta nga vozitësit e motoçikletave të malit.

Të lidhura

None found

Shefi i Ndihmës së Shpejtë në Tetovë, Igor Mlladenovski, deklaroi se numri më i madh i thirrjeve regjistrohet gjatë fundjavave, kur qytetarët angazhohen në aktivitete të lira, çka sipas tij ndikon më shumë në ekspozimin ndaj të nxehtit, aksidentet me motorë nëpër male dhe rritjen e ngarkesës për ekipet mjekësore. “Më së shumti thirrje kemi gjatë fundjavave, kur njerëzit dalin për aktivitete të lira e që janë shkaku më i madh për lëvizje në të nxehtë, aksidente me motorë nëpër male, dhe tepër jemi të angazhuar. Afërsisht 40 – 50 për qind është rritur numri. Rekomandimi është që këto temperatura të kenë kujdes dhe t’i shmangin, sidomos ata mbi 60 vjeç dhe që kanë sëmundje kronike të zemrës, tension”, deklaroi Igor Mlladenovski, Shef i Ndihmës së shpejtë Tetovë.

Për trajtim mjekësor, qytetarët po paraqiten edhe në urgjencën e Tetovës.

Mjekja Rezearta Elezi tha se zakonisht ndihmë kërkojnë pacientë mbi moshën 40 vjeçe, të cilët kanë komorbiditete, përkatësisht vuajnë nga tensioni i lartë, astma dhe sëmundjet bronkiale. Sipas saj, shqetësimet më të zakonshme janë lodhja, djersitja, mundimi, kokëdhimbja dhe plogështia e përgjithshme. “Zakonisht kemi pacientë mbi moshën 40 vjeçe e që kanë komorbiditete pra që vuajnë nga tensioni i lartë, astma, sëmundjet bronkiale, dhe ankesat më të shpeshta janë lodhja, djersitja, mundimi kokëdhimbja dhe plogështia e përgjithshme. Banorët duhet ti ndjekin mediat ku janë paralajmërimet dhe të bëjnë kujdes kulmin e të nxehtit. Pra lëvizjet të bëhen nga ora tetë në mëngjes deri në ora 10 apo 11 maksimum dhe pas orës pesë. Të mbajnë një kaçkëte dhe një ujë të vogël me vete”, tha Rezearta Elezi, Mjeke.

Vetëm gjatë ditëve të fundit, ekipet e Ndihmës së Shpejtë kanë ndërhyrë në dhjetëra raste të shkaktuara nga i nxehti, përcjell Zhurnal.mk .


casibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetkavbetGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibombetpascasibomjojobet girişKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabetHoliganbet girişgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetBetpasgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişimajbetjojobet