Sot pritet të zhvillohet protesta e 30-të kundër qeverisë, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të gjerë, duke ftuar qytetarë nga e gjithë Shqipëria, si edhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, t’i bashkohen tubimit në Tiranë.
Sipas njoftimit, grumbullimi i protestuesve do të nisë në orën 19:00 në Sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas me një marshim drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të mbahet tubimi kryesor.
Të lidhura
None found
Organizatorët ritheksojnë se kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Ata kanë deklaruar se protestat do të vijojnë deri në realizimin e këtij objektivi, ndërsa protesta e sotme shënon të 30-ën radhazi dhe një muaj nga fillimi i kësaj serie manifestimesh.
