Qendra për Menaxhim të Krizave ka bërë të ditur pasditen e sotme se, që nga ora 16:00, në mbarë vendin janë evidentuar 10 vatra zjarri në hapësira të hapura, ndërsa dy prej tyre vazhdojnë të jenë aktive.
Sipas QMK-së, njëri nga zjarret aktive ndodhet mes fshatrave Gërçec dhe Shishevë në komunën e Sarajit, ku po digjen bimësi e ulët dhe pyje të përziera, ndërsa vatra tjetër është afër fshatit Kalauzlija në komunën e Radovishit.
Të lidhura
None found
Ndërkohë, tetë zjarret e tjera janë shuar.
