Qeveria kërkon që çmimet e ushqimeve të mos kalojnë 3%, Inspektorati analizon dallimet në treg

Në takimin e mbajtur dje me zinxhirët e marketeve, kryeministri Hristijan Mickoski kërkoi që norma vjetore e ndryshimit të çmimeve të produkteve bazë ushqimore në korrik të mos jetë më e lartë se 3 për qind. Ai bëri të ditur se në periudhën e ardhshme do të zhvillojë takime edhe me furnizuesit dhe prodhuesit, prej të cilëve do të kërkojë të njëjtën gjë, që inflacioni i ushqimit në nivel vjetor të mbetet nën tre për qind.

Mickoski tha se një nga synimet është që në muajin korrik rritja vjetore e çmimeve të produkteve bazë ushqimore të mos e kalojë kufirin prej 3 për qind, përkatësisht të jetë nën 3 për qind, dhe se për këtë, sipas tij, të gjithë janë pajtuar. Ai theksoi se për realizimin e këtij objektivi duhet të organizohet një takim i ngjashëm edhe me prodhuesit, distributorët dhe furnizuesit, ndërsa më pas të gjitha palët do të ulen së bashku në një tavolinë dhe do të mbajnë përgjegjësi shoqërore.

Të lidhura

None found

Inspektorati Shtetëror i Tregut ka marrë detyrën të bëjë një krahasim të çmimeve të produkteve bazë ushqimore, me qëllim që të përcaktohet saktësisht në cilën hallkë po krijohet rritja e çmimeve të ushqimit.

Kryeministri shtoi se Inspektorati Shtetëror i Tregut do të përgatisë një analizë krahasuese mes çmimeve të të njëjtit produkt, pra të të njëjtit artikull, nga furnizuesit drejt marketeve dhe çmimeve që marketet e ofrojnë për atë produkt të njëjtë ndaj konsumatorëve, qytetarëve. Sipas tij, për muajin maj 2025, krahasuar me majin 2026, do të shihet se çfarë e krijon gjendjen që të ketë çmime të rritura të produkteve bazë ushqimore.

I pyetur nga gazetarët nëse dyshon për keqpërdorime nga ana e tregtarëve, Mickoski tha se ndjek thënien amerikane “Beso, por verifiko”.

Po dje, pasi Komisioni Rregullator uli çmimet e karburanteve, kryeministri u dërgoi tregtarëve një mesazh të ashpër, duke thënë se kriza ka përfunduar dhe se qytetarët kanë qenë tolerantë. Ai tha se tani është radha e tregtarëve dhe distributorëve t’ua kthejnë borxhin duke i ulur çmimet, veçanërisht ato të produkteve bazë ushqimore. Mickoski shtoi se nuk do të pranojë arsyetime dhe justifikime, ndërsa paralajmëroi se publikisht do të tregohen edhe emrat e marketeve që nuk do t’i ulin çmimet.


Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerbetsmovemeritkingcasibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetGrandpashabetpadişahbetgrandpashabetTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetholiganbetjojobet girişUltrabetmatbetslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomJojobetjojobetgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş