OBRM-PDUKM akuzon LSDM-në, BDI-në dhe Taravarin se po heshtin për Valbon Limanin

OBRM-PDUKM akuzoi sot LSDM-në, BDI-në dhe Taravarin për standarde të dyfishta ndaj kandidatit të tyre, Valbon Limani, duke pretenduar se publikut nuk po i ofrohen përgjigje të qarta dhe se askush nuk po merr përgjegjësi për skandalin e ujit në Gostivar.

Të lidhura

None found

Sipas partisë, Limani ka deklaruar publikisht se nuk ndien asnjë përgjegjësi, ndërsa LSD, BDI dhe Taravari, të cilët flasin çdo ditë për llogaridhënie, kanë zgjedhur të mos reagojnë. Nga OBRM-PDUKM thonë se këto subjekte, në vend që t’i kërkojnë përgjegjësi kandidatit të tyre, po heshtin.

OBRM-PDUKM vlerëson se ky rast dëshmon sërish se parimet e këtyre partive politike zbatohen vetëm kur synohet sulmi ndaj kundërshtarëve politikë. Kur përgjegjësia lidhet me zyrtarët e tyre, sipas reagimit, mungojnë kritikat, kërkesat për dorëheqje dhe marrja e përgjegjësisë.

Në reagim theksohet se qytetarët e Gostivarit kanë të drejtë ta mësojnë të plotë të vërtetën dhe se përgjegjësi duhet të mbajë secili që e ka atë, pa marrë parasysh përkatësinë politike. Institucionet dhe përfaqësuesit e zgjedhur, shtojnë nga partia, duhet t’u japin llogari qytetarëve dhe jo të gëzojnë mbrojtje për shkak të interesave partiake.

Për këtë arsye, OBRM-PDUKM pret që LSD, BDI dhe Taravari të tregojnë publikisht nëse pajtohen me qëndrimin e Valbon Limanit se askush nuk duhet të përgjigjet për skandalin e ujit, apo nëse më në fund do të pozicionohen në krah të qytetarëve dhe do të kërkojnë llogaridhënie.

“Qytetarëve u takojnë transparenca, llogaridhënia dhe zgjidhja efikase e problemeve. Vetëm ky duhet të jetë prioriteti i të gjithë zyrtarëve, qofshin ata të zgjedhur apo të emëruar”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/


Shtuar 23.07.2026 10:40

matbetmatbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetJojobetStarzJojobetStarzbetjojobet güncel girişkingroyalgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet girişcasibom