Shkeljet në prokurim lanë pezull procedura në vlerë 22.5 milionë euro

Pesë procedura të prokurimit publik, me vlerë të përbashkët prej 22.5 milionë eurosh, janë shoqëruar me një numër të madh shkeljesh. Këto parregullsi janë paraqitur nga Demokraci Plus (D+) në raportin me titull “Kostoja e procedurave të papërfunduara: rivlerësime të përsëritura dhe mungesa e kontratave”.

Të lidhura

None found

Të dhënat e raportit janë nxjerrë nga monitorimi i procedurave të zhvilluara prej Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) dhe Ministrisë së Shëndetësisë (MSh). Sipas dokumentit, praktikat e evidentuara kanë sjellë zgjatje të procedurave, anulim të tyre ose dështim në lidhjen e kontratave.

Në një komunikatë thuhet se, mes problemeve kryesore, është konstatuar caktimi jo i rregullt i anëtarëve të komisioneve vlerësuese. Po ashtu, arsye të reja për përjashtimin e operatorëve ekonomikë janë paraqitur vetëm në fazën e rishqyrtimit, ndërsa për kontrata janë rekomanduar operatorë me çmime jo normalisht të ulëta pa u kryer një analizë e plotë dhe e dokumentuar. Gjetjet përfshijnë edhe shkurtimin pa arsyetim të afateve ligjore për paraqitjen e ofertave.

Dokumenti vë në dukje edhe procedura prokurimi që kanë qëndruar të bllokuara për më shumë se dy vjet, ndonëse Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP) kishte marrë vendime të përsëritura. Si pasojë, zbatimi i kontratave është vonuar dhe efikasiteti në shpenzimin e parasë publike është ndikuar negativisht.

Nisur nga këto konstatime, D+ u kërkon autoriteteve kontraktuese që komisionet e vlerësimit të emërohen në përputhje me ligjin dhe që, gjatë trajtimit të kërkesave për rishqyrtim, të zbatohet parimi i sigurisë juridike. Organizata rekomandon gjithashtu shqyrtim të rregullt të ofertave me çmim jo normalisht të ulët, garantim të transparencës dhe proporcionalitetit në prokurim, si dhe përmbyllje të procedurave brenda afateve ligjore përmes zbatimit efektiv të vendimeve të OShP-së.


Shtuar 23.07.2026 10:34

matbetmatbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetJojobetStarzJojobetStarzbetjojobet güncel girişkingroyalgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet girişcasibom