Ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski, bëri të ditur se punimet për ndërtimin e autostradës Prilep–Manastir, që është pjesë e Korridorit 10D, po marrin intensitet.
Të lidhura
None found
Ai vlerësoi se bëhet fjalë për segmentin më të gjatë të vetëm autostradë që po ndërtohet aktualisht në vend, i cili do ta lidhë rajonin e Pellagonisë me rrjetin rajonal të transportit.
Sipas Nikollovskit, plani është që segmenti i parë, me gjatësi prej 10.5 kilometrash, të lëshohet në përdorim në gjysmën e parë të vitit 2027, ndërsa gjatë vitit të ardhshëm qarkullimi të zhvillohet përgjatë gjithë traseut prej 40 kilometrash në njërën korsi.
Ministri theksoi gjithashtu se me ndërtimin e kësaj autostrade, udhëtimi nga Shkupi drejt Athinës pritet të shkurtohet për rreth 3 deri në 3.5 orë, çka, sipas tij, do të hapë mundësi për zhvillim më të madh ekonomik, biznesor dhe turistik në rajonin e Pellagonisë.

