Mucunski nga Forumi i Dubrovnikut bën thirrje për zgjerim të BE-së mbi baza të besueshme dhe merite

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, ka kërkuar që procesi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE) të jetë i besueshëm, i parashikueshëm dhe i mbështetur në meritë, transmeton Anadolu.

Të lidhura

None found

Pas pjesëmarrjes në Forumin e Dubrovnikut, Mucunski shkroi në rrjetin social amerikan X se bisedimet ishin të fokusuara te e ardhmja e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, si edhe te perspektiva evropiane e rajonit.

Ai nënvizoi se integrimi gradual mund të ketë vlerë si instrument vetëm në rast se funksionon si urë drejt anëtarësimit të plotë në BE, dhe jo si një “dhomë pritjeje e përhershme” për vendet që synojnë anëtarësimin.

Mucunski ritheksoi përkushtimin e Maqedonisë së Veriut për të vijuar me reformat dhe për t’u harmonizuar plotësisht me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së.

Sipas kryediplomatit maqedonas, integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor është një interes i përbashkët strategjik, që ndihmon në rritjen e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit të Evropës.

“Momenti për zgjerimin është këtu. Varet nga të gjithë ne që ta shfrytëzojmë këtë mundësi”, tha Mucunski.


casibom güncel girişcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibom girişMeritkingcasibomcasibomMeritkingGrandpashabetCasibomgrandpashabetcasibombetpascasibomjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHoliganbet girişgrandpashabetgrandpashabet girişJojobetGrandpashabetgrandpashabetjojobetcasinomilyoncasinomilyonultrabetultrabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabetholiganbetBetpasgrandpashabet güncel girişjojobet