Maqedonia e Veriut konfirmon 5 raste me variantin DELTA të Covid-19

Maqedonia e Veriut ka konfirmuar 5 raste me variantin Delta të Covid-19.

Përmes një konference për mediat, ministri i Shëndetësisë Venko Felipce tha se në vend janë konfirmuar 5 raste me variantin Delta në javën e fundit.

Ai u bëri apel qytetarëve që të vaksinohen pasi kjo ishte një mënyrë për të luftuar variantin Delta.

3 në Shkup dhe nga një në Kumanovë dhe Tetovë. Nga gjithsej 8 të analizuara, kjo nuk është diçka ekskluzive. Për të gjitha llojet dhe mutacionet e virusit vaksina është shpëtimi i vetëm dhe qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se kjo është mënyra se si mund t’i japim fund pandemisë”, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.


Shtuar 20.07.2021 16:26