Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike bën të ditur se, nën ndikimin e një mase të ngrohtë ajrore që vjen nga jugu, deri në mesin e javës së ardhshme vendi do të përfshihet nga mot me diell dhe temperatura shumë të larta, të shoqëruara me vranësira të lehta deri mesatare në disa zona.
Sipas njoftimit, temperaturat maksimale gjatë ditës do të kalojnë 30 gradë celsius në të gjithë territorin, ndërsa në disa vende pritet të shkojnë deri në 39 gradë celsius. Vlerat e larta termike do të vazhdojnë të ndihen edhe gjatë natës, bëri të ditur Departamenti Hidrometeorologjik.
Të lidhura
None found
Për sot, moti parashihet të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu, ndërsa në orët e pasdites priten dukuri lokale jostabile, të shoqëruara me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të fuqishme.
