RMV/ Deri në orën 11:00 pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale është 12.78 %

Këto janë të dhëna nga 3416 qendra votimi të përpunuara nga gjithsej 3508 në komunat e të gjithë vendit.

Sipas të dhënave në faqen zyrtare të  Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ),  dalja në vendvotime në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale deri në orën 11:00 është 12,78 për qind, pra kanë votuar 229.417 votues.

Këto përqindje dhe shifra, sipas të dhënave të KSHZ-së, bazohen në 3.416 vendvotime të përpunuara nga gjithsej 3.508 në komunat e gjithë vendit.


Shtuar 24.04.2024 13:00