Aksion policor në Demir Hisar, sekuestrohen nëntë pushkë, pistoleta dhe municion, ndalohen katër persona

Katër persona nga fshati Obednik janë arrestuar nga efektivët e Departamentit të Policisë në Demir Hisar, pasi gjatë kontrolleve në banesat e tyre janë zbuluar armë dhe municione.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, fillimisht në orën 09:45 janë privuar nga liria R.M. (61) dhe R.Sh. (35), po ashtu nga Obedniku. Gjatë bastisjes së realizuar në shtëpinë e tyre me urdhër të gjykatës, policia ka gjetur pesë pushkë, një pistoletë dhe 38 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Më pas, në orën 10:10, janë ndaluar edhe E.R. (57) dhe E.R. (20). Në kontrollin e zhvilluar në shtëpinë e tyre, me urdhër të Gjykatës Themelore të Manastirit, janë gjetur tre pushkë gjuetie, një pistoletë sinjalizuese, 170 fishekë të kalibrave të ndryshëm, si edhe sende të tjera.

Ministria e Brendshme bëri të ditur se, pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj të katër personave do të parashtrohen kallëzimet përkatëse./Telegrafi/


Shtuar 2.07.2026 20:03

jojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetCasibomjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetCasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetperabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobet