A e bashkon “Soravia” Taulant Ballën me Ali Ahmetin?

Po ngrihen pikëpyetje nëse afrimiteti mes deputetit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, dhe kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, është thjesht rastësi.

Perceptimi për këtë afërsi është shtuar kohët e fundit, ndërsa Balla, i cili ka shpallur “luftë” ndaj disa ish-pjesëtarëve të UÇK-së nga Shqipëria dhe është përpjekur të kundërshtojë protestat kundër qeverisjes së Edi Ramës në Tiranë, po konsiderohet gjithnjë e më pranë kreut të BDI-së. Këtë ide e ka përforcuar edhe publikimi prej tij në rrjetet sociale i një prej fjalimeve të Ali Ahmetit, një veprim i vlerësuar si i pazakontë.

Të lidhura

None found

Në këtë kontekst shtrohet pyetja se çfarë e lidh Taulant Ballën me Ali Ahmetin dhe nëse në qendër të kësaj lidhjeje mund të jetë kompania “Pe-Vla-Ku”.

Sipas pretendimeve të publikuara, një nga aksionarët e kësaj kompanie figuron si bashkëpunëtor i afërt i familjes Balla, një rrethanë që thuhet se është evidentuar edhe nga SPAK-u. Po ashtu, ai konsiderohet i afërt edhe me familjen Ahmeti, pasi kompania përkatëse rezulton bashkëpronare në blerjen e Qendrës Tregtare “Soravia” në Shkup, e cila u ble nga Drin Ahmeti, nipi i Ali Ahmetit.


Shtuar 29.06.2026 14:28

casibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetkavbetGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomgrandpashabetcasibombetpasjojobetjojobet girişKickmatbetinterbahisMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetgrandpashabetHoliganbet girişgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetBetpasgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişimajbetbetcio