“Shkakton goditje në zemër”, nutricionistja ngre alarmin: Produkti i kuzhinës që nuk duhet futur në gojë

Nutricionistja Diola Dosti foli për kolesterolin e keq në gjak, i cila ndikon dëmton shëndetin tonë dhe mund të shkaktojë edhe goditje në zemër.

Sipas Diolës, ushqimet që duhen eliminuar nga dieta jonë janë mishi i kuq dhe kur të konsumohet të konsumohet i zier. Është sheqeri, ushqimet fast-food, buka dhe gjalpi i sintetizuar, si për shembull margarina. Nutricionistja ka treguar edhe një eksperiment që ka bërë margarinën dhe gjalpin natyral, ku i afroi të dyja tek disa milingona dhe ato shkuan të gjitha tek gjalpi natyral dhe jo tek gjalpi i fabrikuar.

“Margarina, gjalpi, flasim kryesisht për formën e sintetizuar ose gjalpin e fabrikuar thënë ndryshe. Është një eksperiment shumë interesant, e kam parë në rrjetet sociale, por edhe e kam provuar. Kam marrë pak gjalpë natyral dhe pak margarinë dhe kam shkuar në një vend ku ka milingona dhe milingonat e kanë kaluar margarinën dhe kanë shkuar tek gjalpi natyral sepse ato janë më të zgjuara se ne.

Gjalpi i tillë është gjalp i saturuar, me yndyra të ngopura, me yndyra që mund të shkaktojnë probleme me arteriet, kështu që është mirë të qëndrojmë larg. Ndërsa në anën tjetër nëse do zgjidhnim formën natyrale të tij, do të ishte mirë, por jo çdo ditë”, është shprehur Adiola Dosti.

Ajo ka treguar edhe disa nga ushqimet që ulin kolesterolin e keq siç janë, xhinxheri, limoni, qepa, hudhra etj.

Gjalpi i tillë është gjalp i saturuar, me yndyra të ngopura, me yndyra që mund të shkaktojnë probleme me arteriet, kështu që është mirë të qëndrojmë larg. Ndërsa në anën tjetër nëse do zgjidhnim formën natyrale të tij, do të ishte mirë, por jo çdo ditë.