Roli i humorit dhe sinqeritetit në ruajtjen e miqësive përtej dallimeve shoqërore

Një studim britanik tregon se njerëzit i trajtojnë dallimet klasore në miqësi kryesisht nëpërmjet tri rrugëve: humorit, shmangies së temave delikate ose bisedave të hapura për pabarazinë.

Nga seriali “Gavin and Stacey” te “The Good Life”, pabarazitë klasore kanë shërbyer shpesh si bazë për disa prej miqësive më të dashura të televizionit britanik. Megjithatë, si funksionojnë këto lidhje në jetën reale, kur miqtë kanë prejardhje, mundësi ekonomike dhe përvoja të ndryshme?

Të lidhura

None found

Një hulumtim i Shkollës së Ekonomisë dhe Shkencave Politike të Londrës (LSE) tregon se ruajtja e këtyre miqësive mbështetet shpesh në disa rregulla të pathëna, të cilat studiuesit i kanë quajtur “diplomaci klasore”.

Puna, botuar në revistën shkencore “Social Forces”, u bazua në intervista me 42 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar që kishin miq nga shtresa të ndryshme shoqërore. Ajo shqyrton mënyrën se si pjesëmarrësit i perceptojnë, i diskutojnë ose i lënë mënjanë këto diferenca.

Ndër gjetjet kryesore, humori del në pah: shakatë, ngacmimet miqësore dhe autoironia mund të hapin hapësirë për pranimin e diferencave pa e çuar bisedën drejt përplasjes.

Sipas studiuesve, humori u jep miqve mundësinë jo vetëm të shfaqin vetëdijen për origjinat e ndryshme, por edhe të shprehin ndjeshmëri për mënyrën sesi pabarazia ndikon në jetët e tyre.

Miqësia përtej përfitimit ekonomik

Profesori Sam Friedman, autori kryesor i studimit, i tha “Daily Mail” se kërkimi nisi nga një pyetje rreth mënyrës sesi përshkruhen miqësitë mes klasave shoqërore.

Ai dhe bashkautori i tij kishin hasur studime ekonomike nga Britania dhe SHBA-ja, të cilat kishin analizuar miliarda lidhje në Facebook dhe sugjeronin se miqësitë me persona nga familje të privilegjuara mund t’u ndihmonin atyre me prejardhje të varfër të siguronin të ardhura më të larta në të ardhmen.

Por kjo këndvështrim, sipas Friedmanit, nuk ishte e mjaftueshme për të shpjeguar vetë lidhjen mes njerëzve.

“Ideja se miqësitë bazohen në transferime të njëanshme nga njëri mik te tjetri na u duk një formulë e çuditshme për një miqësi të suksesshme. Prandaj vendosëm të shqyrtonim se si funksionojnë në praktikë miqësitë ndërmjet shtresave shoqërore”, shpjegoi ai.

Intervistat përfshinë pyetje për prejardhjen klasore të pjesëmarrësve, peshën që u jepnin miqësive, historitë e marrëdhënieve dhe mënyrën e menaxhimit të dallimeve.

Nga rrëfimet doli se pabarazia në burime mund të krijonte ndjesinë e një raporti të pabalancuar. Në disa raste, miku me më shumë privilegje ose familja e tij kishte ndihmuar në orientimin arsimor ose në tregun e punës. Në raste të tjera, mbështetja ishte financiare ose jepej në formë dhuratash.

Disa të anketuar e përshkruanin mikun më të privilegjuar edhe si një “udhërrëfyes kulturor”, i cili u bënte të mundur njohjen me mjedise dhe përvoja të reja.

Humori për të lehtësuar tensionet

Përballë këtyre dallimeve, autorët veçuan tri qasje kryesore.

E para ishte përdorimi i humorit, shpesh duke e ngacmuar mikun me prejardhje më të privilegjuar.

Peteri, bankier në të njëzetat dhe i rritur në një familje punëtore në Yorkshire, tregoi se bënte shaka me mikun e tij Julian, i cili kishte prindër profesionistë dhe kishte ndjekur shkollë private.

Këto batuta lidheshin me “kartën e kreditit të mamit dhe babit” gjatë daljeve ose me makinën e Julianit: “Atë nuk e ke paguar vetë…”

Në marrëdhënie të tilla, humori mund të shërbente për ta bërë privilegjin të dukshëm, pa cenuar afërsinë mes miqve.

Kur dallimet lihen jashtë bisedës

Qasja e dytë ishte shmangia e diskutimeve për klasën shoqërore, për t’i dhënë rëndësi lidhjes emocionale dhe kohës së kaluar bashkë.

Samantha, një pjesëmarrëse nga shtresa e mesme, shpjegoi se miqësia e saj mbështetej te kënaqësia e shoqërisë së njëra-tjetrës. Ajo druhej se diskutimi i diferencave mund të prodhonte pakënaqësi nga njëra palë dhe keqardhje nga tjetra.

“Nuk dua që ajo të ushqejë pakënaqësi ndaj meje dhe ajo nuk dëshiron që mua të më vijë keq për të”, tha ajo.

Kjo strategji synonte ta mbronte marrëdhënien nga tensionet, duke u fokusuar te pikat e përbashkëta.

Sinqeriteti mund ta thellojë mirëkuptimin

Qasja e tretë ishte biseda e hapur për dallimet klasore.

Pjesëmarrësit që zgjidhnin këtë rrugë, ndër ta gratë ishin më të pranishme, e pranonin se sinqeriteti mund ta vinte miqësinë në provë. Megjithatë, ata besonin se diskutimi mund të ishte i dobishëm kur shoqërohej me ndjeshmëri, transparencë dhe empati.

Në vend që t’i fshihnin dallimet, ata synonin të kuptonin se si prejardhja dhe mundësitë e ndryshme kishin ndikuar në përvojat dhe vendimet e secilit.

Studimi nuk përcakton një formulë unike për të gjitha miqësitë. Gjetjet e tij sugjerojnë se mënyra si trajtohen diferencat është e rëndësishme për ruajtjen e respektit dhe reciprocitetit në raport.

Sipas autorëve, kur kjo “diplomaci klasore” funksionon, ajo mund të forcojë lidhjet shoqërore, të ndikojë te të dy miqtë dhe të rrisë ndërgjegjësimin e tyre për pabarazitë.


Shtuar më 18.11.2026 20:47

deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusucasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahisgrandpashabetgrandpashabetzlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet giriş