Një grup qytetarësh ka arritur para godinës së Kuvendit, por u është bllokuar avancimi i mëtejshëm.
Forca të policisë kanë vendosur barriera metalike për të penguar afrimin e protestuesve pranë ndërtesës së parlamentit.
Të lidhura
None found
Gjatë protestës u dëgjuan parulla si “Nuk na përfaqësoni” dhe “Parlament i krimit”.
Ndërkohë, seanca plenare po shqyrton buxhetin e vitit 2027, i cili pritet të miratohet brenda ditës së sotme.
Aktivistja Sidorela Vatnikaj denoncoi se me veprime të kundërligjshme, protestuesve iu mohua e drejta për t’u mbledhur para Kryeministrisë. Sipas saj, deputetët ndodhen në Kuvend për t’i shërbyer interesave të oligarkëve, jo të qytetarëve.








