Si ta kufizoni përdorimin e kripës në ushqim me këtë truk të thjeshtë

Kripa është një ndër përbërësit kryesor që e bën ushqimin më të shijshëm, por rekomandohet që të përdoret me moderim. Në fakt, shpeshherë njerëzit nuk mund ta kontrollojnë duke e ekzagjeruar në përdorimin e saj.

Konsumi i shtuar i kripës kontribuon në zhvillimin e hipertensionit. Njerëzit me presion të lartë të gjakut kanë një rrezik më të lartë të zhvillimit të sëmundjes koronare të zemrës dhe veçanërisht goditjes në tru, sesa ata me presion normal.

Megjithatë ekziston një mënyrë për të kontrolluar dhe për ta kufizuar sasinë e saj. E vetmja gjë që duhet të bëni është të përdorni sa më shumë erëza për të përmirësuar shijen e ushqimit. Mund ta zëvendësoni atë në një ose dy vakte dhe do të shihni një ndryshim të madh.


Shtuar 22.03.2021 15:59

Tags: ,