20 viktima dhe 457 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut nga 1.682 teste të kryera janë regjistruar 457 raste të reja me Covid-19.

Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 700 pacientë.

Po në 24 orët e fundit, kanë humbur betejën me Covid-19 30 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar gjithsej 119.828 raste, prej të cilëve 101.474 janë shëruar, kurse 3.503 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka raste aktive 14.851.


Shtuar 22.03.2021 15:54