Vritet pronari i kompanisë më të madhe të drithërave në Ukrainë

Është vrarë me pronari i kompanisë më të madhe të drithërave në Ukrainë.

Alexey Vadatursky, themeluesi dhe pronari i “Nibulon”, kompania më e madhe e tregtimit të drithërave në Ukrainë, dyshohet se ka mbetur i vrarë në shtëpinë e tij gjatë bombardimit të forcave ruse në Mykolaiv, mbrëmjen e së shtunës.

Një bombë e lëshuar nga rusët raportohet se ka goditur shtëpinë e Vadatursky, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme së bashku me gruan e tij, raportojnë mediat ndërkombëtare

Vadatursky, 74 vjeç, një nga menaxherët më të njohur në botën e biznesit të Kievit, pak kohë më parë kishte marrë edhe titullin “Hero i Ukrainës”.

Përveç Mykolaiv, ku u shënuan bombardimet më të rëndat në 5 muajt e fundit, sipas dëshmitarëve mbrëmë dhe në orët e para të mëngjesit rusët kryen sulme artilerie në rajonet e Dnipropetrovsk, Kharkiv, Luhansk dhe Donetsk, dhe Sumy.