Vrau bashkëjetuesen në Elbasan, prangoset pas 24 orësh autori i krimit

Masakroi me thikë bashkëjetuesen, arrestohet pas 24 orësh autori i krimit që tronditi Elbasanin

Është arrestuar pas 24 orësh Ramis Mici, autori i krimit të rëndë që tronditi Elbasanin, ku mbeti e vdekur bashkëjetuesja e tij 37-vjecarje.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në lagjen “Skenderbej”.

Kujtojmë se Jetlira Elezi që mbeti viktimë kishte një urdhër mbrojtjeje, pasi vetëm 4 ditë para krimit të rëndë, çifti kishte qenë në komisariat.

Viktima nuk i mbijetoi dot plagëve të marra nga sulmi me thikë i autorit./albeu.com/