Vritet gjenerali çeçen, ukrainasit: Ai nuk shkon më në shtëpi

Autoritetet ukrainase kanë njoftuar se është vrarë një gjeneral i forcave çeçene që luftojnë për flamurin rus në Ukrainë.

“Magomed Tushayev nuk do të kthehet më në shtëpi”, shkruan në Twitter diplomati.

Ka të dhëna që gjenerali i besuar i liderit të çeçenëve Ramzan Kadyrov, besnik i Putinit, të jetë vrarë gjatë një prite të kryer sot në mëngjes nga ushtria ukrainase në veri-lindje të vendit.

Në Ukrainë janë nisur rreth 10 mijë çeçenë të cilët luftojnë krah rusëve kundër ukrainasve. Pjesëmarrja e tyre në këtë luftë lexohet nga ekspertët e sigurisë si një veprim i Putinit për të nxitur rusët të luftojnë pasi dihet afrimiteti i tyre me ukrainasit.


Shtuar 26.02.2022 21:12