Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar katër ligjet që ratifikojnë aneksimin e pretenduar nga Federata Ruse të rajoneve të pushtuara ukrainase Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson. Forcat ruse aktualisht nuk kontrollojnë plotësisht asnjë nga katër zonat.
Media shtetërore ruse Tass po raporton se dokumentet janë publikuar tani që Putini i ka nënshkrua.
Sipas raportimeve, në to shkruhet: “Kufijtë e subjekteve të reja të Federatës, siç vijon nga traktatet, do të përcaktohen nga kufijtë që ‘ekzistonin në ditën e formimit dhe pranimit të tyre në Federatën Ruse’.”
Deri në zgjedhjen e krerëve të rajoneve të reja, në përputhje me ligjin rus, ata do të drejtohen nga zyrtarë të përkohshëm në detyrë të emëruar nga Putin.