Vetëm 1 punonjës nxirret i gjallë! Shpërthen fabrika e armëve në Beograd, në kërkim të njerëzve nën rrënoja (VIDEO)

Një shpërthim ka ndodhur në Serbi në Beograd në një fabrikë të prodhimit të armëve në Leshtane.

Mediat vendase shkruajnë se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 14:00 të pasdites së sotme dhe raportohet për të paktën 2 viktimë dhe 15 shtetas të plagosur.

Ekipet e kërkim-shpërthimit janë vënë në kërkim të punonjësve të fabrikës EdePro, që prodhojnë armë, të cilët po konsiderohen të zhdukur.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, shpërthimi ishte tepër i fuqishëm dhe u dëgjua në të gjithë zonën. Madje si pasojë e valës shpërthyese u thyen xhamat e disa banesave në Beograd.

Deri më tani ekipet e kërkim shpëtimit kanë mundur të nxjerrin një punonjës të gjallë nga rrënojat, ndërkohë që po vijon puna për shpëtimin e të mbijetuarve të tjerë. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 23.11.2021 17:13