Ukraina: Pasi goditëm urat në Kherson, i kemi vënë forcat ruse në vështirësi

Ukraina ka thënë se pas dëmtimit të urave strategjike, trupat ruse që kaluan lumin Dnipro gjatë ofensivës së tyre në rajonin jugor të Khersonit po përballeshin me vështirësi në rritje.

Forcat e Moskës kapën qytetin jugor të Khersonit në Dnipro në fillim të pushtimit të Ukrainës, i vetmi kryeqytet rajonal që ata kanë pushtuar deri më tani, shkruan Al Jazeera.

Ofensiva e tyre drejt perëndimit në rajon ka bërë disa përparime, por tre urat që ata kontrollojnë në zonë, dy për trafikun rrugor dhe një tjetër që transporton një hekurudhë, janë bombarduar vazhdimisht në javët e fundit.

Kujtojmë se lufta në Ukrainë po vijon që prej 24 shkurtit të këtij viti, pas nisjes së pajustifikuar të sulmeve ruse./albeu.com/