Udhëtimi i fundit i Elenës, dalin pamjet kur nëna e çon drejt vendit të krimit 5-vjeçaren (VIDEO)

Në mediat italiane janë publikuar pamjet kur Martia Patti çon vajzën e saj me makinë drejt vendit të krimit më 13 qershor në Catania dhe për këtë i janë dashur 1 orë e  9 minuta.

Ditën e djeshme dolën pamjet kur gruaja e sjell fëmijën në shtëpi, për të dalë sërish pas 24 minutash.

Pasi kanë dalë nga shtëpia, Elena ishte ulur në sendiljen e pasme.

Kamera e vëzhgimit regjistron herën e tretë teksa kalon makina e Martina Patti, pikërisht një orë e nëntë minuta më vonë. Këtë herë gruaja është e vetme, pa fëmijën dhe është nisur sërish për në shtëpi. Duart e saj ishin vendosur fort në timon dhe nuk duket se kishte asnjë shenjë nervozizmi nga ana e Martinës.

Shikoni KETU pamjet. /albeu.com