Policia angleze ka bërë publik emrat e gjashtë adoleshentëve shqiptarë të shpallur të humbur.
Autoritetet angleze kanë publikuar fotografinë dhe të dhënat e një 18-vjeçareje shqiptare, e cila konsiderohet e zhdukur. Ajo është Florjana Capani e zhdukur prej datës 5 Nëntor 2021.
Për herë të fundit ajo është parë në zonën e Redhill, Surrey. Nuk jepen të dhëna nëse Florjana jetonte vetëm në Angli apo me familjen.
Ditët e fundit policia angleze ka shpallur si të zhdukur edhe Arselon Shahun 17 vjeç. Sipas burimeve nga policia, bëhet fjalë se Shahu është parë për herë të fundit në muajin Nëntor në Gloucester, Gloucestershire.
Korab Zunallari 17 vjeç, është një tjetër i ri shqiptar i konsideruar si i zhdukur prej Tetorit nga Luton, Bedfordshire. Po në muajin Tetor 2021 edhe Agim Duraku 17-vjeç, u shpall i humbur prej policisë në zonën e Ëest Drayton, Londër.
Ndërsa në Shtator 2021 u shpall i zhdukur 16-vjeçari Andi Aliaj banues në Middlesbrough, North Yorkshire. Të dhënat e gjetura tregojnë se nga Enfield në Veri të Londrës është zhdukur pa asnjë gjurmë 17 vjeçari Sufjan Kastrati./albeu.com/