U plagos dje me dy plumba, arrestohet te “Trauma” Vinçens Piroli

Policia ka vënë në pranga Vinçens Pirolin, 34-vjeçarin që u plagos dje me armë zjarri te Ura e Bunës në Shkodër.

Ai është arrestuar sepse ndaj tij ka qenë lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar, pasi dyshohet se në korrik të vitit 2021 ka ekzekutuar në Ulqin Momcillo Gjurishic, në bashkëpunim me  Dorian Lalën.

Kush është Piroli?

Vinçesk Piroli rezulton të jetë person në kërkim ndërkombëtar. Piroli kërkohet nga autoritetet e Malit të Zi për një vrasje të ndodhur aty në Korrik të vitit 2021 në Ulqin ku u vra Momçillo Gjurishiq. Për këtë ngjarje, policia malazeze shpalli në kërkim ndërkombëtar Vinçes Pirolin dhe Dorjan Lalën, si persona të dyshuar. Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor po vazhdojnë kontrollet intensive, këqyrjen e kamerave, identifikimin e personave të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrjet dhe daljet e qarkut të Lezhë dhe në bashkëpunim me DVP Shkodër punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Shtuar 4.01.2022 10:40