Tre britanikët e zhdukur që ndodheshin në bordin e një jahti turistik në Egjipt , i cili mori flakë në orët e para të së dielës, kanë vdekur, sipas agjentit të udhëtimit që kishte organizuar ekskursionin e tyre.
Një përfaqësues i kompanisë tha se “me keqardhje të madhe, si agjent udhëtimesh, duhet të pranojmë që tre nga mysafirët tanë të zhytjes humbën në incidentin tragjik. Ngushëllimet tona të sinqerta dhe të përzemërta për familjet dhe miqtë e tyre në këtë kohë shumë të trishtuar”.
Kompania shtoi se tre pasagjerët “ishin midis 15 miqve ekspertë të zhytjes që kishin qenë në një zhytje njëjavore në jahtin Hurricane jashtë Detit të Kuq kur zjarri shpërtheu rreth orës 6:30 të mëngjesit.
“Në momentin që shpërtheu zjarri ishin mbledhur 12 të ftuar dhe po organizonin një zhytje, ndërsa të zhdukurit mesa duket kishin vendosur të mos zhyten atë mëngjes”.
Sipas kompanisë, ashpërsia e situatës i detyroi 12 zhytësit të transferoheshin menjëherë në një anije tjetër aty pranë dhe 14 anëtarët e ekuipazhit u detyruan gjithashtu të braktisnin anijen pasi u përpoqën të arrinin tek mysafirët e zhdukur.
Një hetim i plotë për shkakun e zjarrit do të kryhet nga policia dhe autoritetet lokale.
“Hurricane” do të tërhiqet në një port aty pranë, me operacionin ende të pa përfunduar pasi zjarri vazhdon të digjet në disa zona.